Bullgaria e kryeson Këshillin e BE-së, Thaçi pret përkrahje për Ballkanin

01.01.2018 17:01:17

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një statusi në Facebook e ka uruar shtetin e Bullgarisë për marrjen e kryesimit të presidencës së Këshillit të BE-së.

Thaçi ka thënë se shteti bullgar këtë detyrë po e merrë në kohë sfidash për BE-në, por edhe në momente të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve në mes të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, njofton ‘Zëri.info’.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Shtetin e Bullgarisë e uroj për marrjen e kryesimit të Presidencës së Këshillit të BE-së. Këtë detyrë po e merr në kohë sfidash për BE-në, por edhe në momente të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve në mes të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

 

Ne e mirëpresim kryesimin e Bullgarisë dhe presim që zëri i Ballkanit Perëndimor të dëgjohet më shumë në Bruksel dhe BE, duke kërkuar prej tyre që të mos lejojnë që rajoni ynë t’iu ikë nga duart dhe të rrëshqas në interesat e shteteve dhe ideologjive që nuk ia duan të mirën Ballkanit dhe Evropës.

Shpreh mbështetjen e plotë të Kosovës për promovimin e integrimit sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, si zgjidhje e vetme për paqe të qëndrueshme në tërë kontinentin tonë. HTH