Minstri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi nëpërmjet një postimi në facebook ka paraqitur informacione lidhur me fillimin e punës së një seminari për Gratë në Politikë, e që për FG të LDK-së, është përkrahur nga Konrad Adenauer Shtiftung dhe nga Fonadacioni Eduardo Frei.
Sipas tij, ky seminar, ndër tjerash “do të trajtojë praktikat dhe modelet më të mira të pjesëmarrjes aktive në politikë dhe në proceset vendimmarrëse të grave”.
Postimin e tij, minstri Abrashi e ka shoqëruar edhe me foto nga punimet e këtij seminari.
“Sot u filloi seminari Gratë në Politikë, i përkrahur nga Konrad Adenauer Stiftung dhe Fondacioni Eduardo Frei, për Forumin e Gruas të LDK-së.
Seminari do të trajtojë praktikat dhe modelet më të mira të pjesëmarrjes aktive në politikë dhe në proceset vendimmarrëse të grave.
Ky seminar gjithashtu do të inkurajojë përfshirjen sa më të madhe të gjeneratave të reja, në prag të zgjedhjeve të brendshme në Forumin e Gruas të LDK-së.” – ka përmbyllur postimin e tij, ministri Abrashi.







































