Dialogu teknik Beograd-Prishtinë do të vazhdojë të martën dhe temat e diskutimit në radhë të parë do të jenë marrëveshjet e pafinalizuara nga ‘Traktati i Brukselit’- formimi i komunave me shumicë serbe dhe energjia serbe.
Kështu shkruan Tanjug, duke iu referuar burimeve nga Brukseli.
Sipas medies në fjalë, qëllimi i këtij takimi është dinamika e rindërtimit të dialogut në mënyrë që të bëjë një seksion të zbatimit të marrëveshjeve të arritura tashmë, transmeton lajmi.net.
Së pari do të diskutohet për formimin e komunave me shumicë serbe e cila për Serbinë është shtyllë kurrizore e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit.
Çështje tjetër që do të hapet e cila për BE-në është e ‘papërshtatshme’, është një marrëveshje në fushën e energjisë.
“Fokusi është vendosur tashmë në një fazë të re të dialogut, po ashtu dialogut të brendshëm në Serbi, shtetet anëtare duan të shohin sa ka pasur përparim në fazën e parë”, thonë burimet diplomatike në Bruksel