Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa që gjendet për trajtim mjekësor në Gjermani, ka përkujtuar sot ish-nënkryetarin e LDK-së, Fadil Feratin, i cili ishte edhe kryetar i degës së LDK-së në Istog dhe kryetar i kësaj komune.
Në tetë vjetorin e vdekjes së Fadil Feratit, kryetari Mustafa, e ka vlerësuar z. Ferati si një udhëheqës me tipare të larta, lider popullor.
Ky është postimi i kryetarit Mustafa:
Sot 8 vjet më parë u nda nga ne kryetari shumëvjeçar i Istogut dhe nënkryetari i LDK-së, Fadil Ferati.
Fadili nuk ishte politikan i zakonshëm.
Ai ishte udhëheqës me tipare të larta, ishte lider popullor që e kishte besimin plebishitar të qytetarëve, duke qenë gjithnjë në krye të përgjegjësive politike e kombëtare.
Fadili ishte një prej shtyllave më të forta të LDK-së dhe lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë.
Istogu dhe Kosova do ta përkujtojnë përherë njeriun e tyre model, Fadil Feratin!