Kryetari i deputetëve të LSI-së në Kuvend, Petrit Vasili i është rikthyer çështjes së ekstradimit të Nezar Seitit në Itali.
Duke marrë shkas nga heshtja e kreut të qeverisë për këtë çështje të ndjeshme, që ka të përfshirë edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Vasili shkruan në një status në facebook se ”faj” kanë edhe ambasadorët. Sipas tij, po nuk folën ata, edhe Edi Rama hesht.
”Nuk “faj” kryeministri se ai vetëm katër fjalë di “a e dëgjuat SHBA dhe BE”. Ndaj ambasadorët nga qejfi ose nga halli…,duhet ta thonë ndonjë llaf, jo për të na sqaruar ne, se e kemi të qartë dhe do ti shkojmë deri në fund krimit shtetëror”, – shkruan Vasili.
Seitaj, njihet edhe si ”financieri” i bandës Habilaj, që ka të përfshirë në hetime edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Dosja po hetohet nga Prokuroria e Katanias në Itali.
Statusi i plotë
Kryeministri ynë është bërë memec dhe nuk flet për krimin shtetëror të ekstradimit të Nazer Seitaj.
Nuk “faj” kryeministri se ai vetëm katër fjalë di “a e dëgjuat SHBA dhe BE”. Ndaj ambasadorët nga qejfi ose nga halli…,duhet ta thonë ndonjë llaf, jo për të na sqaruar ne, se e kemi të qartë dhe do ti shkojmë deri në fund krimit shtetëror.
Por për kryeministrin e kanë detyrim këta ambasadorët, se po nuk folën ata, ai nuk flet, dhe me një fjalë kryeministrin na e lanë memec.






































