Ne nuk ja kemi prerë kurrë “teshat” vetit gjithnjë ka qenë SHBA-ja ajo që na ka mbrojtur dhe është kujdesur për ne, ka thënë Kryeministri Isa Mustafa, në një intervistë për RTK-në.
“Ne kurrë nuk ja kemi pre teshat vetit, gjithnjë ka qene përkrahja e SHBA-së, ne nuk mundemi, të qëndrojmë pa mbështetjen e SHBA-së, sepse ka shume shtetet qe janë shume vende me të forta sene dhe sërish kanë nevojë për mbështetjen e SHBA-së”, ka thënë ai
“Kemi te bëjmë me një mik te vërtet te Kosovës, me te cilin kemi krijuar marrëdhënie te mira, shtetet e bashkuara i kemi pasur gjithnjë aleat të rëndësishëm edhe ne të kaluarën. Nuk do te ishim shtet pa përkrahjen e SHBA, andaj nuk duhet te qojmë kokën e te themi se mundemi tani ti bëjmë vetë gjerat”, ka thënë kryeministri Mustafa.






































