Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë thënë se nuk do të votojnë pro demarkacionit nëse kësaj marrëveshje i bashkëngjitet raporti i Shpejtim Bulliqit.
E tani në zyrën e LDK-së në Kuvend është duke u mbajtur takim i deputetëve të LDK-së dhe ambasadorit amerikan, Greg Delawie i cili ka kërkuar nga deputetët ta votojnë demarkacionin dhe të hiqet izolimi i qytetarëve të Kosovës.
Deri më tani është thënë se nuk janë arritur votat për kalimin e demarkacionit.






































