Abdullahu ka thënë se ky është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, sepse siguron ujë 24 orë.
Mirëpo kryeshefi i Ujësjellësit ka thënë se duhet të ruhet uji, pavarësisht që ka mjaftueshëm tashmë, dhe të kryhen obligimet nga konsumatorët, në mënyrë që të kemi 24 orë ujë.
“Lajm i mire per konsumatoret e KRU”PRISHTINA”sh.a qe sot me date 28/03/2018 liqeni i Badovcit ka filluar kaperderdhjen dhe me kete rezervat tona hidrike jane ne kuotat maksimale. Ne do te vazhdojmë te kemi uje 24 ore pa ndërprerje, por njëkohësisht kërkojmë edhe ruajtjen e ujit dhe kryerjen e obligimeve qe keni ndaj ujësjellësit qe te kemi nje vazhdimësi te mire te furnizimit me uje. Deri sa ne rajonet tjera te botes eshte çeshtje serioze furnizimi i qendrueshem me uje per shkak te thatesirave, ne dy vjetet e fundit fatmiresisht vendi yne nuk u perballua me kete problem, por kjo nuk do te thote qe pas dy vjeteve do te kemi kete siguri. Prandaj ne duhet mire te menaxhojme kete resurs qe sa vjen e behet me i rendesishem per jeten e njeriut. Apel per qytetaret qe mos te hudhin mbeturina per rreth brigjeve te liqejve”, ka shkruar Abdullahu në Facebook.