Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral Salvatore Cuoci.
Haradinaj ka falënderuar atë për punën e këtij misioni për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.
“Pata kënaqësinë ta pres Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, të cilin e falënderova për punën e shkëlqyeshme të këtij misioni për ruajtjen e sigurisë në vend. KFOR-i në vazhdimësi ka dhënë kontribut të madh për një Kosovë të sigurtë e paqësore dhe një mjedis të qetë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Haradinaj.