Ani pse Lista Serbe tashmë është deklaruar se ka dalë nga koalicioni qeverisës, përfaqësues të Listës Serbe po marrin pjesë në takimin që kryeministri Ramush Haradinaj po mban me kryetarët e komunave të Kosovës.
Ivan Todosijeviç, ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal (nga Lista Serbe), është duke marrë pjesë në këtë takim.
Lista Serbe pak ditë pas arrestimit dhe dëbimit të Marko Gjuriq (shef i zyrës serbe për Kosovën) pati deklaruar se ministrat e LS-së janë duke i përgatitur dorëheqjet e tyre. Megjithatë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tash.