Janë zhvilluar dy ndeshje në Vala Superligën e Kosovës.
Është Liria që në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ ka arritur të mposht 3:2 Gjilanin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të.
Magani me dy gola dhe Basriu me një, realizuan për fitoren e Lirisë.
Në ndeshjen tjetër, Drenica me një performance të shkëlqyer ka mposhtur 6:2 Vllazninë e Pozheranit.