Nga: Enver Sulaj
Të gjithë së bashku për fëmijët tanë” është motoja e krosit tradicional humanitar që nesër (e mërkurë, 9 maj) organizohet nga gjimnazi “Loyola” në Prizren. Përveç krosit, që fillon në orën 11:45, në shtegun nga Shtëpia e Bardhë deri te Sheshi i Dëshmorëve (te Hotel Theranda), janë paraparë edhe aktivitete tjera, si ekspozitë me punime të nxënësve dhe pjesë koreografike. Poashtu, do të ketë shitje ëmbëlsirash e lëngjesh, ndërsa të gjitha mjetet e grumbulluara do t’i dhurohen organizatës “SOS Fshtarat e Fëmijëve në Kosovë” që vepron në Prishtinë. Një ndihmesë të madhe pritet të japin edhe qytetarët, mediet dhe strukturat tjera, të cilët me praninë e tyre do ta përkrahin këtë aktivitet, por edhe donatorët e ndryshëm, përmes përkrahjes financiare të fondit humanitar.








































