Nga Binak Maxharraj
Miser,miser,një kokerr miser ju lutem zoteri.Ishte kjo apo-theozë mjerimi,skamjes,ishte kjo apotheozë e bukës në ko-
hën e Migjenit tone te Madh.
Kurse sot një votë deputeti është apotheozë e ditëve të sodit, një apotheozë mjerimi,apotheozë krimi i kohës tonë,është kjo një apotheozë e qyqarëve tanë politik,te cilët si lypsar kërkojne te kontrabandohet ndonje votë e ndonjë deputeti për koalicionin apo Partin e tij.Këta qyqar politikan s’kan as fytyrë e as faqe për tentim kontrabandimit te deputetëve për interesat e tyre.Por edhe ma qyqar jane ata
deputet te cilët lejojnë vehtën të kontrabandohën.
Deputetet e cildo koalicioni apo partie nuk kane te drejte te lu-
ajn lojen e kontrabandimit te tyre,sepse populli nuk ua dha voten që te bahen objekt kontrabandimi por te jenë ne shërbim te popullit.
Apotheozë mjerimi shpirtëror i qyqarve tane politik eshte kontrabandimi me deputet,kjo është ligeshti njërëzore,por edhe tradheti e ndonje deputeti karshi popullit. Pa fije turpi kontrabandohet vota për tu bërë Kryeministër apo edhe Kryetar sheteti
Ju lutem une dua te bahem Kryeministër,dua te bahem gjith-
sesi Kryeministër me aminin e Klanit Pronto,por edhe me ndihmën e kontrabandimit te ndonjë deputeti.Ska gajlje sepse edhe vota sot është ba mall tregu,veç trego sa kushton një votë z.deputet.
Ky eshte mjerimi i kohes sonë.Kjo është apotheozë e kontrabandimit me votën e popullit,ky është mjerimi i jonë moral,intelektal por edhe me shumë mjerimi i jonë politik.
Ai sot si kryemimnister po shet dushk për gogla,është ngujuar,është ngujuar ne rrethin e nentë te ferrit te Dante Aligerit,kur mbi kokë po i rrinë Kadri Veseli me shpatë për ta rrexuar për tokë.Nuk e ka largë