Avdullah Hoti përgezoi myftiun Naim Tërnava për promovimin e tolorancës nderfetare

Avdullah Hoti përgezoi myftiun Naim Tërnava për promovimin e tolorancës nderfetare

21.08.2018 16:34:40

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë një vizite që i bëri kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, me rastin e Kurban-Bajramit, ka uruar që kjo festë të kalojë në paqe dhe harmoni në mesin e gjithë besimtarëve myslimanë.

“Në emër të LDK-së, sot vizitova Bashkësinë Islame për t’i uruar për festën e Bajramit. Ju përcolla urimet e kryetarit Mustafa dhe i falënderova për rolin e tyre në promovimin e besimit dhe tolerancës së ndërsjellë. E përgëzova Myftiun Tërnava për fjalimin e tij gjatë faljes së Bajramit lidhur me të drejtat e femrës në familje dhe shoqëri”, shkruan Hoti në Facebook.