“Me datë 30.08.2018 në ora 17:45, stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informacion nga Emergjenca e spitalit rajonal ,, Isa Grezda” në Gjakovë se kanë pranuar një person të plagosur me armë zjarri”, ka thënë ajo.
Sipas saj, personi me inicialet Sh. K i lindur në vitin 1968 kishte tentuar të vetëvritej me armë me ç’rast kishin ndërhyrë familjarët të cilët menjëherë ia kanë marr armën dhe e kanë dërguar në Emergjencë.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK.
Policia ka identifikuar lokacionin në rrugën “ Tivari” në Gjakovë, të gjitha njësitë relevante kanë dal në vend ngjarje. Bazuar në informatat e para nga familjarët e viktimës ,, personi me inicialet Sh. K i lindur në vitin 1968 kishte tentuar të vetëvritej me armë me ç’rast kishin ndërhyrë familajrët të cilët menjëherë ia kanë marr armën dhe e kanë dërguar në Emergjencë. Pas dhënies së ndihmës së parë viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Policia ka konfiskuar edhe një armë në vendin e ngjarjes.