Qeveria thotë se nuk ka grevë në Administratën e Kryeministrit

03.09.2018 12:33:54

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka grevë në Zyrën e Administratës së Kryeministrit.

Në media është raportuar se në Zyrën e Administratës së Kryeministrit është duke u mbajtur një grevë për shkak se punëtorët janë ndjerë të diskriminuar në paga.

Këtë e ka mohuar zyrtarja për Informim në Zyrën e Kryeministrit, Donjeta Gashi.

“Lajmi nuk është i vërtetë. Nuk ka grevë”, ka thënë shkurt Gashi.

Kohë më parë shërbyesit civil në Zyrën e Kryeministrit  kanë nënshkruar një notë proteste me anë të së cilës kanë  kërkuar nga kreu i ekzekutivit të respektohet ligji i punës dhe ai për shërbyesit civil, e kjo ka ndodhur si pasojë e mos përfshirjes në listën e ngritjes së pagave në të cilën ishte i përfshirë edhe vetë Haradinaj.