Në heshtje e pa paralajmërim u pozicionuan nëpër malet e veriut të Kosovës.
Forcat e rendit këtë e bënë rreth orës 11 të ditës, në kohën kur situata u tensionua, e Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk po arrinte ta realizonte një pikë të agjendës së tij gjatë ditës së dytë të vizitës në Kosovë.
Bëhet fjalë për fshatin Bajë të Skenderajt, i banuar me serbë.
Zhvillimet shtoheshin nga vendi në vend, derisa shqiptarët nuk e donin Presidentin serb të zbarkojë në Drenicë.
Shefit të sigurimit të afërt të Presidentit të Serbisë, assesi nuk i lejohej të kalojë këndej pari, e barrikada bashkë me numrin e njerëzve rritej.