Nëndega e LDK-së në Cyrih fton anëtarët e saj në Kuvend

29.08.2016 15:17:56

Nëndega e e LDK-së në kantonin Cyrihut, në bazë të udhëzimeve të kryesisë së degës së LDK-së në Zvicër, që bazohet në vendimin e kryesisë së LDK-së në Kosovë, do të mbajë Kuvendin e saj zgjedhor. Me këtë rast, kjo nëndegë, edhe publikisht fton anëtarët e saj që të marrin pjesë në Kuvendin e saj.

Ja Ftesa e bërë nga kjo nëndegë:

“LDK-Dega në Zvicër

Nëndega e LDK-së në Zürich, mban Kuvendin e saj zgjedhor

Ftesë

Të nderuar anëtarë të LDK-së të nëndegës Zürich, Ftoheni të merrni pjesë në Kuvendin e rregullt zgjedhor të kësaj nëndege. Kuvendi zgjedhor mbahet të shtunën, më 17 tetor 2016. Fillon në ora 20:00. Adresa: Restaurant “Mattenhof” Dübendorfstrasse 321 CH-8051 Zürich.

Sektori për informim z.Lulzim Maliqi, Kryetar dhe z.Hasan Spahiu, Sekretar Tel.079 433 79 54

Ju mirëpresim! Kryesia e nëndegës së LDK-së në Zürich”

ldk zvicer