Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli është i ftuar në RTK të flasë në lidhje me formimin e Ushtrisë të Kosovës.
I pari i Kuvendit të Kosovës është shprehur se Serbia nuk duhet t’i frikësojë serbët e Kosovës nga kjo Ushtri, shkruan lajmi.net.
“Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme të mbrojë secilin qytetar të Kosovës”, është shprehur Veseli.
Ndër të tjera, Veseli duke komentuar vizitën e tij në bazën ushtarake amerikane në Iova është shprehur krenar për bashkëpunimin SHBA – Kosovë.