Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht gjatë kohës sa ishin në detyrë.
Policia njofton se është arrestuar i dyshuari, i cili në gjendje të dehur ka ofenduar dhe i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në detyrë, përcjell lajmi.net.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili në gjendje të dehur ka ofenduar dhe i ka sulmuar fizikisht dy zyrtar Policor në detyrë meshkuj K/Shqiptar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”.