Haradinaj: Familja Hyseni humbi birin e saj, ndërsa ne mikun dhe bashkëluftëtarin e çmuar

01.01.2019 18:35:44

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni.

Haradinaj ka thënë se familja Hyseni humbi birin e saj, ndërsa Kosova humbi mikun e bashkëluftëtarin e çmuar, kontributi i të cilit për lirinë e atdheut, nuk do të harrohet kurrë.

“Vizitë ngushëlluese në familjen e luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni, i cili ndërroi jetë mbrëmë. Familja Hyseni humbi birin e saj dhe ne mikun e bashkëluftëtarin e çmuar, kontributi i të cilit për lirinë e atdheut, nuk do të harrohet kurrë. I përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.