Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka kërkuar falje ish kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe LDK-së për gjuhën e përdorur nga deputeti. Bekë Berisha.
“Besojmë se mënyra se si është shprehur deputeti Berisha ka qenë e paqëllimtë! Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e përcaktuar për një gjuhë të kujdesshme në diskursin publik”, thotë kjo parti.