Një minibus gjatë kalimit të kufirit midis Ukrainës dhe rajonit të shkëputur Donetsk të shtunën, ka hasur në një minë tokësore, nga shpërthimi i së cilës u vranë dy persona dhe i treti u lëndua.
Shoferi u vra së bashku me një pasagjer. Pasagjeri tjetër, një burrë 61-vjeçar, është duke u trajtuar në spital.
Ai i tha për një gazetar të Reuters se pasagjeri tjetër që u vra ishte nëna e tij.
Incidenti ndodhi pranë fshatit Yelenovka, jashtë Donetskut. Pasagjerët po ktheheshin në rajonin e kontrolluar nga rebelët pas grumbullimit të pensioneve të tyre.