Përfundon takimi i presidentit dhe kryeministrit me delegacionin amerikan

27.02.2019 19:05:16

Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit me zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të SHBA-ve.

Përveç John Erath dhe Brad Berkley nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në takim prezent ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett, shkruan lajmi.net.

Për rreth dy orë ata anë mbajtur një takim në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, ku prezent ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas takimit, nuk ka pasur deklarim për media as nga krerët e shtetit e as nga zyrtarët amerikan.

Sot në media është përfolur se temë diskutimi do të jetë taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe dhe rifillimi i dialogut Kosovë  – Serbi