Mbrëmë rreth orës 12:30 pas mesnate, në Reçicë të Tetovës, afër restorantit Kurtishi janë dëgjuar krisma.
Ka dy të plagosur dhe një i vrarë.
Gjykatësi hetues dhe policia kanë qenë në vendin e ngjarjes për inspektim të rastit dhe sot brenda ditës do të jepen informacione më të detajuara rreth ngjarjes.