TMERRIMI I SERBISË,AJO PO ÇMENDËT…?!:

03.03.2019 11:12:35

Nga: Binak Maxharraj

Hashim Thaçi e uzurpoi  dialogun me Serbinë për normalizimin e
marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe në këtë dialog ai hyri
krejtësisht i pa përgatitur, pa dije, plane dhe platformë për dialog.
Thaçi hyri në dialog pa ia vënë asnjë kusht Serbisë, dhe për të gjitha
ato që Serbia iu ka shkaktuar shqiptarëve gjatë luftës, nuk kërkoj
madje nga Serbia, as kërkim falje, e as dëmshpërblimin e luftës, as
për vrasjen e mbi 10 mijë shqiptarëve civil, mbi 20 mijë të grave të
përdhunuara, për tokën e djegur në Kosovë. Pra për të gjitha këto ai
nuk e tha asnjë fjalë, dhe mundësoi që gjatë gjithë kohës së dialogut
Serbia, t’ia merr anën Kosovës më kushtëzime, shantazhe ndër nga më te
ndryshmet sikur ajo të ishte viktima e jo agresori.
Hashim Thaçi vetëm prodhoi marrëveshje të dëmshme për Kosovën në krye
në vete pa kurrfarë transparencë me askënd, sikur në Kosovë mos të
kishte institucione.

Thaçi nuk u ndalë më kaq, pasi ai që një vit e më shumë bëri shumë
gjëra në krye në vete dhe me insistimin e Serbisë ai e hapi edhe
çështjen e rrezikshme për lëvizjen e kufijve, midis Kosovës dhe
Serbisë. Në vend se ai ta refuzon diskutimin rreth kufijve, Thaçi
zhvilloi këtë duke i dhënë zjarr kahdo që shkoi duke lobuar për
lëvizjen e kufijve, që as vetë nuk e kishte të qartë, se çka po
kërkon, pasi ai herë thoshte ndarje, herë copëtim, e herë korrigjim të
kufijve. Ai thoshte se do ta marrim Luginën e Preshevës pa dhënë
asgjë, dhe se nuk e japim me asnjë çmim veriun e sidomos Trepçën dhe
Ujmanin. Thjeshtë ky njeri hyri në një rrugë te pakrye duke pasur edhe
takime të fshehta me krerët e Serbisë për copëtimin e Kosovës. Këtë e
tregojnë madje edhe marrëveshjet e ndryshme që këto ditë po dalin
nëpër media dhe portale.
Serbia nga ana tjetër të tërë strategjinë e vetë gjatë gjithë
dialogut e drejtonte kundër Kosovës duke e shantazhuar dhe penguar në
të gjitha anët, duke e penguar madje edhe anëtarësimin e saj në
organizata ndërkombëtare.

Për të gjitha këto çfarë i bënte Serbia Kosovës kohë më parë Kosova e
ndërmori hapin më të guximshëm duke i vu taksën Serbisë në mallrat e
importuar. Tregoi se më në fund ajo është shtet dhe po vepron si shtet
i vërtetë. Me venien e taksës Serbia u tmerrua, doli mend, madje e
alarmoi tërë botën. U çuditë më në fund se si ka guxim që Kosova të
veprojë kështu, pasi ekonomia e Serbisë filloi të hallakatët dhe u
dëmtuan edhe interesat e biznesmenëve në Serbi. Duke e pa një situatë
të këtillë në të cilën Serbia kishte rënë me efektet negative të
taksës nga Kosova, ajo e alarmoi Evropën. Kështu që Evropa bëri trysni
në Qeverinë e Kosovës, për heqjen e saj apo në pezullimin e sajë.

Kryeministri edhe përkundër insistimit edhe të Presidentit për taksën
nuk luan nga vendi, dhe nga qëndrimi i tij. Këtu fillon edhe keqësimi
i raporteve midis Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj, jo
vetëm për taksën por edhe rreth korrigjimit të kufijve, të cilën Thaçi
po bënë çmos që të ndodhë dhe kundërshtimi i Harajdinaj se kufijtë e
Kosovës nuk do të ndryshojnë dhe se askush nuk ka të drejt ti prekë.
Por derisa Hashim Thaçi kurrë nuk e kushtëzoi Serbinw me asgjë, ani
pse kishte shumë se për çka. Presidenti i Serbisë, Vuçiq është qartë
tërësisht rreth mundësisë së heqjes së taksës, madje ai shkoi aq larg
saqë e kushtëzojë vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës nga ana e
Kosovës. Për këtë qëndrim aspak parimor të Vuçiqit u alarmua Evropa e
cila po insiston vazhdimisht për heqjen e taksës, por pa sukses sepse
Qeveria e Kosovës duke i pa efektet e taksës insiston me ngulim se
taksa nuk do te hiqet pa e njohtë Serbia Kosovën.

Është shumë simptomatike se pse Amerika si fuqi më e madhja botërore
të interesohet për një gjë kaq të vockël siç është taksa me Serbinë.
Do të ishte më mirë që Amerika të insistonte edhe te Serbia që ta
vazhdoi dialogun pa kushte, sepse në çdo dialog nuk duhet të vihen
kushte, sepse ai atëherë nuk do të ishte dialog. Është shumë
interesant insistimi i SHBA-së në taksën bile, edhe me disa kërcënime,
sikur edhe që i bëri mosdhënia e vizave, moslejimin e Gjeneralit të
saj ta vizitoj Kosovën dhe tashti së fundit, edhe heqja nga programet
Marshal. Mendoj së Kosova nuk ka bërë mjaft aktivitet që të ia sqaron
më mirë dhe dendur se pse është vënë taksa, sepse Serbia është ajo e
cila e shkaktoi vënien

Taksa sipas mendimit tim nuk duhet të hiqet pa u kushtëzuar Serbia, se
si duhet të sillet në raporte me Kosovën, këtë duhet me ia bërë të
çartë edhe mikut tonë SHBA-se. Sepse nuk mendoi se për shkak të një
takse raportet e Kosovës me mikun tonë do të luhatet. Mendoj se
raportet miqësore do të vazhdojnë edhe më tutje, sepse Amerika është
kryesorja që sot Kosova është shtet, dhe për këtë ka investuar shumë.
Së këndejmi raportet me SHBA-duhet të ruhen, sepse pa Amerikën, Kosova
nuk është asgjë, dhe pa SHBA-në Kosovën do ta gllabëroheshin sa mshel
e qel sytë Serbia dhe Rusia, që mezi po presin që Projekti i Kosovës
të dështoi.