Kryemadhi: Do jemi këtu sa herë të mblidhen shushunjat

05.03.2019 16:15:53

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka bërë akuza ndaj qeverisë Rama për gjendjen ekonomike të vendit.

Ajo bëri thirrje se do të mblidhen përpara parlamentit sa herë që të ketë seancë plenare. Kryemadhi tha se Rama është larguar duke lënë shërbëtorët e tij që të përballen me popullin.

“Mostra të krimit të organizuar. Ata mendojnë se ne do të lodhemi. Ne do të jemi këtu sa herë shushunjat të mblidhen. Sot dua t’iu them diccka. Rama ka dështuar me politikat e tij dhe me vendet e reja të punës, tek taksat e larta, me policinë. Nuk ka bërë kurrë vaki ajo që ka ndodhur me protestat e opozitës. Ose je kriminel dhe vrasës ose je i çmendur.

Ky njeri nuk e do vendin e tij dhe i urren qytetarët. ne na dhimbset Edi Rama dhe familjarët e tij. Ne nuk do të lejojmë që t’i varfërojë shqiptarët që t’i detyrojë të largohen nga vendi. DH albania vodhi 18 milion euro. Dua të dëgjojë Prokuorinë shqiptare. Çfarë po bën Prokuroria me Damian Gjiknuri me paratë që ka vjedhur nga shqiptarët. Po me dosjen 339 që nuk frikëson vetëm Ramën por edhe dikë tjetër që hyn në paralment nga votat e drogës dhe dikë tjetër që merr peng shtetin dhe Prokurorinë. Pse frikësohen nga dosja 184?

Të përdoresh të gjithë institucionet, mos mendo se je më i fortë se populli. Ai i ka hipur avionit dhe ka ikur dhe po lë shërbëtorët që të përballen me qytetarët. Po ju bëj thirrje, ne do të jemi cdo senacë,do të vijmë cdo seancë, kudo ku të shkojnë ata”, deklaroi Kryemadhi.