Djali i legjendës së Brazilit, Ronaldinho, ka firmosur kontratë me dy herë fituesit e Copa Libertadores, Cruzeiro, ku do të qëndrojë deri kur të jetë 19 vjeç.
Aktualisht Joao Mendes është 14 vjeç dhe është stërvitur me këtë skuadër që nga sezoni i shkuar, teksa tani ka firmosur kontratë afatgjatë.
Kontrata u nënshkrua këtë të premte, pasi Mendes ka shfaqur cilësi të larta në skuadrat e të rinjve. Vetë Mendes ka shkuar një vit më parë tek klubi brazilian ku u paraqit për t’u marrë në provë dhe e mbajti të fshehtë faktin se është djali i ish-sulmuesit të Barcelonës.
Ai u pranua dhe punoi fort derisa në klub u bindën për cilësitë e tij. Drejtori i klubit, përgjegjës për talentet, Amarildo Ribeiro tha: “Sot, kemi firmosur me Joao Mendes, i cili është një lojtar që premton të ardhme, që me karakteristikat e tij shumë shpejt do të integrohet në ekipin e parë. Ai është lojtar i gjatë dhe me kualitet të lartë në teknikë. Mund të luajë si sulmues brenda zone, ose si sulmues i dytë.”
Edhe vetë 14-vjeçari u shpreh i lumtur duke thënë se ndihet mirë në këtë klub, që i hapi dyert dhe trajtuan mirë që në fillim, duke mos e ditur fare se djali i kujt isht