Krasniqi: Krejt Prishtina e di që Glauk Konjufca ishte në SHIK

12.04.2019 20:19:32
Deputeti nga radhët e PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë se nuk kanë argumente të shkruara që Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut për shkak se në listat e pjesëtarëve të këtij shërbimi nuk kanë qasje.

Krasniqi tha se edhe është e pamundur të ketë dokumente të shkruara për këtë çështje pasi vetëm SHIK posedon listat e vërteta të pjesëtarëve që shërbyen për ta.

”As mua s’mund me më bind Glauk Konjufca që s’ka qenë SHIK derisa nuk del me u përball me këtë çështje. Kemi fakte konkrete në atë që ka bërë ai. Le të del në debat apo kudo të përballet në fytyrë me personin që po e akuzon”.

”Do të ishte një rast shumë i mirë përballja mes Molliqajt e Konjufcës që njerëzit ta kuptojnë se cili është më i sinqertë në këtë aspekt. Nuk është një debat që ne e dëshirojmë. Ta shohim në njëvjeçarin e fundit, vetëm PSD ka qenë e vetmja parti që ka ofruar alternativë”, tha ai ne Klan Kosova.

”Jemi detyruar të përfshihemi në këtë debat sepse askush spo merret me politikat tona por po merren me shpifje ndaj PSD dhe ato dokumente se kush ka qenë pjesë e SHIK-ut i ka veç SHIK-u sepse po t’i kishim ne do t’i binte që edhe ne jemi pjesë e SHIK-ut”, shprehet Frashër Krasniqi.

”Shpesh nuk kemi fakte konkrete në dokumente për raste të caktuara. Sa herë ne kemi akuzuar për një send që dihet që është sekret publik për korruptim të politikanëve, na kanë thanë që pa dokumente mos flisni”.

Krasniqi e insistoi se deklaratat e Dardan Molliqajt janë informacione të vërteta ndaj dhe se Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut është janë në dijeni gjithë banorët e Prishtinës.

”Njësoj po reagon edhe Vetëvendosje duke thënë që për çështjen e Glauk Konjufcës, çitni letra. Krejt Prishtina e dinë që Glauk Konjufca është SHIK. Për mua e vërteta merret veç në një proces. Ne do të kërkojmë publikimin e listave se kush ka qenë pjesë e SHIK-ut”.

“Kur ti e akuzon dikë për një fakt që e ka bërë, zakonisht reagimi në aspektin politik ai ik nga debatet, ndaj dhe po e shpjegoj pse Konjufca po ikën nga debatet”.

”Nuk jam zëdhënës i SHIK-ut as i Vetëvendosjes, për të treguar kush tjetër ka qenë nga VV pjesë e SHIK-ut. Jam pjesëtar i PSD-së, një informatë që ne e dimë është e vërtetë; Glauk Konjufca ka qenë SHIK dhe e ka lënë punën për shkak të pakënaqësive për pagën”.

”Këtë deklaratë ua ka dhënë dhjetëra personave. Fadil Lepaja ka shumë arsye për ta mbrojtur Gluak Konjufcën. Janë disa lidhje familjare që në një moment të caktuar kanë luajtur rol në këtë çështje. Glauk Konjufca e ka ditur që Salih Salihu është në anën tonë”.

”Kemi qenë bashkë me VV dhe e dimë të kaluarën e secilit aty. Nuk po thotë askush që s’bënë të kritikohet PSD kritikojeni për politikën, por lërini deklaratat dhe shpifjet se ne dimë të flasim me argumente”.