“Ku ka paga këtu. Nuk ka pagë fikse për pagën. Dhe atë ditë që punoj, e bëj në të zezë”, tha një qytetar.
Ndërsa një zonjë u shpreh se këtu nuk ka paga dhe se të rinjtë po largohen për këtë arsye.
“Unë jam inxhinier pyjore. Në kohën e xhaxhit, ka qenë e mirë se merrja 10 mijëe 700 lekë. Këtu paguhet një deputet pa shkollë dhe jo specialistët”, tha një tjetër qytetar.
Rreth 690 mijë të punësuar figuronin në regjistrin e tatimeve deri në mesin e 2018. Shifra ka luhatje të vogla kushtëzuar nga lëvizjet në tregun e punës. Paga mesatare në shtet është 63.276 lekë, ndërsa në privat 47.299 lekë. Më të pagurait në Shqiperi janë ato që punojnë në aktivitete finaciare , me një pagë mesatare bruto prej 111.626 lekë, të ndjekur nga ligjvënësit dhe punonjësit e lartë shtetëror, me 101.886 lekë në muaj. Specialistët me arsim të lartë, paguhen mesatarisht 70.032 lekë në muaj.
Hendeku është i madh me punëtorët e thjeshtë, të cilët kane një pagë mesatare n kufirin e poshtëm të pagës së tatueshme , me rreth 31 mijë lekë në muaj, kurse shitësit dhe sektori i ndertit janë po ashtu në nivele të ulëta me përkatësisht 38.235 lekë dhe 43.475 lekë në muaj.