Shtypi spanjoll dënon Barcelonën: Dështimi më i madh në histori!

08.05.2019 17:24:40

Ndërkohë që shtypi ndërkombëtar i bën jehonë kualifikimit të Liverpoolit në finalen e Champions League, pasi shkatërroi 4-0 Barcelonën në “Anfield”, në Spanjë mediet sportive nuk kursehen me kritika ndaj “katalanëve”.

“Figura më e keqe në histori”, është titulli i madh i gazetës “Sport”, e cila nënvizon se për herë të parë pas 5 vitesh Championsi nuk do të fitohet nga një skuadër spanjolle.

“Gjëmim në “Anfield”, shkruan “AS”, me imazhin e Ter Stegenit që shesh si topi rrokulliset drejt rrjetës. “Turpërim” është titulli i “El mundo Deportivos”, që më poshtë nënvizon: Goli qesharak i 4-0, i marrë pas goditjes së këndit, është epitafi i një skuadre që ka ripërjetuar Romën.” Duke i kthyer tek prestigjiozja “AS”, nuk kursehen kritikat për trajnerin Valverde: Nuk është në lartësinë e Championsit”.