Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka pas kthimit nga Letonia, ka vizituar familjen e nëntetares së rënë në krye të detyrës Zarife Hasanaj.
Në një njoftim të shkurtër për mediat nga zyra për shtyp e Ministrisë thuhet se gjatë vizitës së saj, Xhaçka i shprehu ngushëllimet familjes së 32-vjeçares.
Ndërkohë, trupi i saj i pajetë u përcoll me një ceremoni lamtumire në bazën Camp Adazi në Letoni, ku morën pjesë efektivë nga 10 vende të botës, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.