Kujt i pengon shkolla në gjuhën shqipe në Dacaj të Malësisë së Rozhajës?

06.09.2016 16:44:31

Veprimtari i çështjes shqiptare në Mal të Zi, Ali Daci, ka njoftuar me shqetësim për një akt të turpshëm ndaj të vetmes shkollë në gjuhën shqipe në Sanxhak dhe Malësi të Rozhajës, djegies së depos së druve për ngrohjen e klasave të kësaj shkolle. Ky akt i tuprshëm piromanie është kryer gjatë natës së të dielës dhe të hënës, në mengjesit e të cilës ditë është parë nga nxënësit dhe mësmidhënësit e kësaj shkolle.

Ky është postimi i plotë i Ali Dacit:

Piromanet, keqberesit dhe armiq e shkolles shqipe i vene zjarrin depos se druve ne oborrin e shkolles shqipe ne Dacaj. Te henen ne mengjes nxenesit dhe mesimdhenesit e te vetmes shkolle ne gjuhen shqipe ne Samxhak, Malesi e Rozhajes u gjeten para aktit te kryer. Atyre dikush naten ua kishte djegur depon e drurev. Turp !