Kryeministri Ramush Haradinaj ka përfunduar takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku u flit për marrëdhëniet e Kosovës me shtetin gjerman, por edhe tema si dialogu e vizat.
Sipas Haradinajt, Gjermania i ka thënë “PO” heqjes së vizave, duke shtuar se ka falënderuar për konsistencë në “mbrojtjen e sovranitetit”.
“Me këtë rast e falenderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më proeuropian, gjatë kohë janë mbajtur të izoluar”, ka thënë Haradinaj.