Pas pesë ditës kërkime, sot është gjetur trupi i pajetë i një 55-vjeçari i cili ishte fundosur në liqenin e Batllavës.
Pas pesë ditësh kërkime intensive nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), është gjetur trupi i pajetë i 55-vjeçarit me inicialet Sh.Sh, i cili ishte fundosur në liqenin e Batllavës.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës.
“Në ditën e pestë të kërkimeve është gjetur trupi i pajetë i personit Sh.Sh (mashkull) 55 vjeç i cili ishte fundosur në liqenin e Batllavës. Ekipet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorinë përkatëse do të ndërmarrin veprimet e nevojshme”, tha Ahmeti për lajmi.net.
55-vjeçari nga Obiliqi, ishte fundosur të dielën rreth orës 15:30 derisa sipas familjarëve po notonin me varkë mbi liqenin e Batllavës.
Familjarët kishin hyrë në ujë për t’u freskuar dhe aty ishte zhdukur 55-vjeçari