Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima mashkull shqiptar ka raportuar se në stallën e tij në Istog ka shpërthyer një zjarr.
Sipas viktimës shkaktar i mundshëm i zjarrit mund të jetë faktori njeri.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar e as të dyshuar.