Të martën në Fushë Kosovë një stallë e shtazëve është përfshirë nga zjarri.
“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë stalla e shtazëve”, thuhet në raportin policor.
Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.