Disa aktorë i shmangin hulumtimet e tepërta, por për Helena Bonham Carter, që të interpretonte Princeshën Margaret tek “The Crown”, do të thoshte të lexonte të gjitha biografitë, të bisedonte me miqtë, zonjat që e njihnin, të afërmit, dhe të këshillohej me një astrolog e një medium psikik. Takimi me këtë të fundit, pra personin që pretendohet se arrin të kontaktojë me të vdekurit, do të ndihmonte sipas saj, që të kontaktonte vetë me princeshën e vdekur. Dhe thotë se e bëri, e madje mori përgjigje.
“Ajo tha, me sa duket, se ishte e lumtur që do ta interpretoj unë. Është thelbësore për mua kur luaj rolin e një personi real, që të kem bekimin e tij, sepse kjo punë bart në vetvete dhe mjaft përgjegjësi”, u shpreh Carter. Aktorja tha se Margaret ishte një anëtare e familjes mbretërore e keqkuptuar dhe e keqinterpretuar“.
Njerëzit e shihnin si të zemëruar, të pasjellshme e të ashpër, por une nuk mendoj se ishte e tillë, unë kam përshtypjen që ishte shumë e ndjeshme dhe shpesh sulmi është forma më e mirë e mbrojtjes”, shtoi Helena.