Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga LDK sonte në T7ka thënë se janë deklarata ofenduese prej Vetëvendosjes kur asaj i ofrohet pozita e kryeparlamentarit.
Osmani ka thënë se pozita e kryeministrit ka barazvlerë sa katër ministri.
”Ofenduese nëse dikush thotë që pozita e kryeministrit është e barasvlerfshme me pozitën e kryetarit të Kuvendit. Njejtë ofenduese nëse thuhet se ajo e kryeministrit është e njejtë me atë të Presidentit. S’është e barabartë sepse vetë kryeministri ka barazvlerë sa katër ministri’’
Osmani ka thënë tutje se nuk ka dashur që të marrë pjesë në çdo takim të zhvilluar mes LDK-së dhe VV-së.
“Nuk kam dashtë me shku, shumë e thjeshtë. Nuk është e nevojshme me shku unë në cdo takim. Jam e invovuar në këtë proces më shumë se cdokush tjetër. Se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrën e LDK-së, Haziri e ka fjalën për një procedurë të domosdoshme në procesin tonë. Patjetër që kalojnë ato tema nëpër zyrat tona, sikurse edhe emrat tona kalojnë nëpër zyret e VV-së’’, ka thënë Osmani.
‘’S’ka të keqe që njerëzit të sulmohen vec pse dikush e thotë një që të vërtetë. Nëse VV nuk do partneritet, është çështje e tyre, por në LDK s’ka njeri që del kundër. Partneritet i barabartë, përndryshe nuk mund të funksionojë.’’