Së fundi kanë lindur dyshime se mund të ketë varre në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha se ka dëshmi të reja për varre në oborrin e UP-së.
“Nga vet banorët dyshohet se mund të ketë varre në kampusin e UP-së . Në bazë të dëshmisë jemi të detyruar të gërmojmë. Shpresojmë se mund të rezultojë më gjetje”, tha ai sot në emisionin ‘Aktual”, në RTK.
Sipas tij janë dëshmitarë të pavarur. “Ka banorë që jetojnë për rreth. Unë i ftoj njerëzit që mbajnë mend e që kanë jetuar për rreth këtij lokacionin të dalin nesër këtu”, tha ai.
Gërxhaliu bëri me dije se deri më tani kanë gërmuar shumë lokacione, duke përfshirë edhe në territorin e Serbisë. “Jemi në fazën e hapjes së lokacioneve, por ka më pak se në periudhën pas luftës. Tani procesi është në duartë tona dhe çdo urdhëresë që e marrim nga prokuroria na obligon të fillojmë me punën”, deklaroi ai.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, vlerësoi se është me rëndësi që të gjejmë mbetjet mortore.
Sipas tij 10 vite që nga pas lufta e bënë më të vështirë procesin.








































