Në Institutin Kërkimor Ndërkombëtar ”Naim Frashëri” në Prishtinë u mbajt trajnim nga moduli i parë me temë ‘’Analiza Psikologjike e Shkrimit’’, e udhëhequr nga psikologu Sadudin Sadiki nga Maqedonia. Trajnimi u mbajt me studentët e masterit të Psikologjisë.
Analiza e dorëshkrimit në aspektin psikologjik përfshin disa karakteristika personale, si përshkrimi i karakterit të personit, stabiliteti psikologjik, natyra e ndjenjave, lloji i shërbimit të fshehtë dhe karakteristika të shëndetit psikik dhe fizik.
Ndërkaq, psikologjia e dorëshkrimit flet edhe për karakterin e individit në bazë të dorëshkrimit, si dorëshkrimi i shpejtë ose i ngadaltë, shkronjat e mëdha ose të vogla, dorëshkrimi i rëndë apo i lehtë, dorëshkrimi me shkronja të gjera ose të ngushta, dorëshkrimi i pjerrët apo pingul. Ndërsa për personalitetin, hapësirën mes fjalëve, drejtimi i shkronjave, forma, harku, pikësimi, kryqëzimi, shpejtësia dhe rrumbullakosja.
Në fushën mjekësore analizimi i shkrimit mund të përdoret për t’ju referuar gjetjes së një diagnoze të vështirë mjekësore, apo për të kuptuar gjendjen shëndetësore të personit. Psikologjia e dorëshkrimit përdoret edhe për investigime kriminale.
Aftësia e interpretimit të dorëshkrimit është në artin e kuptimit psikologjik të karakteristikave të veçanta të dorëshkrimit.