Shqipëri/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen tre shefa komisariatesh

10.02.2020 13:34:49

Java ka filluar me lëvizje në Policinë e Shtetit, teksa janë emëruar tre shefa komisariatësh të rinj në veri të vendit.

Nik Nikolla është emëruar shef i komisariati në Lezhë, Agron Kurti në Kukës dhe Arian Dumi në Tropojë.

Nikolla ishte shef i komisariatit të Tropojë dhe do të shkojë në Lezhë, kurse Agron Kurti nga Lezha do të shkojë në Kukës.