Mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit ka mbërritur një tjetër traget i linjës së Barit. Brenda tragetit ndodhen dy trupat e emigrantëve shqiptarë, që dyshohet se humbën jetën në Itali nga koronavirusi.
Disa ditë më parë një 55-vjeçare shqiptare humbi jetën në Itali, për të cilën u dyshua ishte e prekur nga koronavirusi. Por në çertifikën e vdekjes së shqiptares së identifikuar si Qamile Shera, thuhet se banuesja në lagjien nr.10 në Durrës ndërroi jetë nga ataku kardiak.
COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 15 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës.
Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë.
Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.






































