Mustafa: Çdo Bajram po e kremtojmë në gjendje më të mirë ekonomike

12.09.2016 10:01:11

Në pritjen e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, për të uruar zëvendësin e myftiut Naim Tërnava,

Reshat Mexhidin, sot ishte edhe kryeministri, Isa Mustafa me bashkëpunëtorët e
tij.

Mustafa pas urimit që i bëri Mexhidit tha se sot festohet një ditë që njihet si dita e sakrificës, vetë përkushtimit, solidaritetit e vlerave, që ne në Kosovë kemi nevojë që shqiptarët të kultivojnë ndërmjet vete.

Ai gjithashtu tha se ndihet i lumtur që çdo bajram po e kremtojnë në një gjendje më të mirë si shpirtërore ashtu edhe ekonomike.