Maqedonia organizon konferencë për siguri të komunikacionit rrugor

12.09.2016 11:09:46

Nga 29 shtatori e deri më 1 tetor të këtij viti, në Maqedoni do të organizohet konferencë ndërkombëtare për përparimin e sigurisë në komunikacion dhe rrugë.

Ky aktivitet mbahet nën organizimin e Këshillit republikan për siguri në komunikacion dhe rrugë (KRSKRR), ndërkaq tema është ”Përparimi në sigurinë e komunikacionit rrugor në Evropën Juglindore, sfidat dhe drejtimet e veprimit”.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe krekrët e Organizatës ndërkombëtare për siguri të rrugëve dhe Këshillit Evropian për siguri të transportit.