Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në margjina të forumit në Toronto, ka mbajtur një takim bilateral edhe me kryeministrin e Guinesë, Mamady Youla.
Kryeministrin e Guinesë, Thaçi ka treguar se e ka falënderuar për njohjen që ky vend i ka bërë Kosovës dhe për mbështetjen rreth anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
Thaçi dhe kryeministri Youla kanë diskutuar edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.