Daut Haradinaj deklarohet pas komenteve të Fitore Pacollit për nënën e tij

16.04.2020 20:53:04

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar rreth deklaratës së deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka folur për deklaratën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Haradinaj ka reaguar pasi që, Pacolli kishte thënë se, Ramush Haradinaj kur ishte në postin e kryeministrit, kishte dërguar nënën e tij për shërim jashtë vendit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Daut Haradinaj, ka shkruar se, nuk beson që deputetja Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Nuk besoj që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën time e cila sot ka përvjetorët e dy djemve të saj.

Deputetja e Parlamentit të Kosovës nuk besoj që e ka pasur me të keq dhe në tone përçmuese deklaraten e saj në televizion, aq më pak kur nëna ime është shëruar në shtetin amë Shqipëri.

Kur është fjala për nënat tona shqiptare, besoj që të gjithë jemi një.