Ilir Murtezaj drejtor i përgjithshëm i ATK-së, tha se nga data 11 prill, kur ka filluar aplikimi në sistemin elektronik për përfitime nga pakoja fiskale, e deri më sot, në ATK kërkesa për kompensim dhe subvencionim të qirasë kanë paraqitur gjithsej 13,547 biznese.
Qeveria e Kosovës më 13 mars, ka marrë vendim për mbylljen e bizneseve për shkak të frenimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.
Por, për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë, Qeveria e Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë euro, e cila duhet të zbatohet nga ATK-ja.
Nga kjo vlerë 61 millionë euro janë ndarë për pagat e punëtorët në vlerë 170 dhe 130 euro respektivisht për dy muajt e ardhshëm, që kanë humbur punën për shkak të pandemisë, subvencionim të qirasë për 50 për qind dhe kontributeve pensionale.