Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe tre vdekje dhe 21 rast të reja me COVID-19, kurse janë shëruar 38 persona.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 279 teste, prej të cilëve 21 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas qyteteve: 8 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 6, Prilep 4, si dhe nga një në Tetovë, Strugë dhe Pehqevë.
Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë shkon në 1436.
Gjithsej 38 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 19 pacient nga Shkupi, tre nga Tetova, 9 nga Struga, 4 nga Manastiri dhe 3 nga Gostivari.
Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga COVID-19 tashmë shkon në 627.
Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit tre raste tjera me COVID-19 kanë përfunduar me fatalitet. Bëhet fjalë për dy pacient nga Kumanova dhe një nga Shkupi.
Me viktimat e fundit, në vendin tonë betejën me virusin korona e kanë humbur gjithsej 74 persona.