Të henen, më 18 maj, restorantet dhe baret do të hapin dyert për të pritur klientët, por para se të nisin punë ata duhet të respektojnë rregullat që ka përcaktuar Ministria e Shëndetësisë në protokollin e publikuar pak ditë më par.
Adriatik Llangozi duke folur për Top Channel tregon se si do të shërbehet nga e hëna në bare dhe restorante.
“Si fillim ne jemi kujdesur qe të sigurojmë dy rrugë për hyrjen dhe daljen, më pas në hyrje të restorantit është vajza që na pret me dizifektant. Gjithashtu ne kemi riorganizuar vendosjen e tavolinave,numri i tyre në restorantin tonë pothuaj se është përgjysmuar, kjo për të respektuar distancën. Në tavolinë nuk lejohen më shumë se 4 persona”, shprehet menaxheri Llangozi.
Ai shtoon se : “Është e vërtetë dhe 4 persona do të ulen në një tavolinë që ma parë ishte për 8 klientë, për të respektuar distancën ja e masim pëllembë”.
Por shërbimi di so të jetë pasi në momentin që kamerieri do të më servir a do rrezikojë që distanca të thyhet.
“Atëherë shërbimi klasik është ku vjen kamarieri,por Covid 19 na ka mësuar me sjellje të reja ne kemi menduar që kamerierët të sjellin thjesht kartelin dhe menjëherë të tërhiqen pastaj do të jene qytetarë që do ta marrin pjatën në tavolinën e tyre. Ne do të jemi hapur deri në orën 17:30 kaq orar i shkurtuar ne nuk mbulojmë dot shpenzimet për këtë arsye bëj thirrje që kemi kohë për atdhetarizëm të konsumojmë shqip dhe te pushojmë këtu në Shqipëri”, shprehet Llangozi.








































